Ndërlidhjet

UNMIK-u “i shqetësuar” me numrin e të lënduarve në veri


Zveçan, 1 qershor 2012.

Zveçan, 1 qershor 2012.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, është i “shqetësuar me raportimet për numrin e të lënduarve në radhët e civilëve dhe ushtarëve të KFOR-it”, me rastin e aksionit të sotëm të paqeruajtësve ndërkombëtarë, për heqjen e barrikadës në fshatin Rudarë të Zveçanit.

“Ne do të presim qartësime shtesë mbi ngjarjet e sotme, jemi në kontakt me të gjitha palët, në përpjekje për të qetësuar situatën dhe po vëzhgojmë zhvillimet nga afër”, citohet të ketë thënë në një komunikatë për shtyp Leonid Markarian nga UNMIK-u.

“KFOR-i ka një mandat për të përmbushur dhe duhet t’i mundësohet liria e lëvizjes. UNMIK-u fton për vetëpërmbajtje dhe qetësi dhe trimëron vazhdimësinë e dialogut”, thuhet në reagimin e këtij misioni.

Gjatë aksionit të sotëm për heqjen e barrikadës në Rudarë, janë plagosur dy ushtarë të KFOR-it dhe të paktën tre serbë lokalë.
XS
SM
MD
LG