Ndërlidhjet

Rritet papunësia në eurozonë


Ilustrim
Ilustrim
Shifrat zyrtare tregojnë se papunësia në 17 vendet që përdorin monedhën euro ka qenë 11 për qind në muajin prill, me e larta që nga krijimi i unionit monetar në vitin 1999.

Të dhënat e Eurostatit, tregojnë se përqindja e papunësisë është rritur në Spanjë, Portugali dhe Greqi.

Spanja ishte në mesin e shteteve me papunësinë më të madhe, 24.13 për qind.

Shifrat tregojnë se rreth 17.4 milionë njerz në eurozonë janë të papunë.

Të dhënat u bënë publike, derisa liderët evropianë po përgatiten për mbajtjen e një samiti në këtë muaj, i cili ka për qëllim hartimin e politikave të rritjes ekonomike, që do të shoqëronin masat shtrënguese të kursimit, të cilat, sipas disa ekonomistëve, kanë ngufatur ekonominë.(v.t.)
XS
SM
MD
LG