Ndërlidhjet

logo-print

Bild bën thirrje për dialog në Kosovë


Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Karl Bild.

Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Karl Bild.

Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Karl Bild, ka shprehur shqetësimin e tij për ngjarjet në veri të Kosovës dhe ka bërë thirrje për dialog.

“Jam i shqetësuar me lajmet nga veriu i Kosovës. Kemi nevojë për dialog dhe pajtim e jo për forcë dhe dhunë”, ka shkruar Bild në Twitter.

Gjatë aksionit për largimin e barrikadës në fshatin Rudarë të Zveçanit, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka hasur në rezistencën e banorëve lokalë.

Gjatë përleshjeve janë plagosur dy ushtarë të KFOR-it dhe të tre serbë lokalë.
XS
SM
MD
LG