Ndërlidhjet

Dorëzohen kopjet e 52 regjistrave të gjendjes civile


EULEX

EULEX

Ushtruesi i Detyrës së Shefit të EULEX-it, Endi Sparks, i ka dorëzuar shefit të Agjencisë së Regjistrimit dhe Gjendjes Civile, Blerim Camaj, kopjet e 52 regjistrave të gjendjes civile për territorin e Janjevës, të komunës së Lipjanit, të certifikuara nga EULEX-i.

Sparks ka thënë se ky është një hap i vogël, por shumë i rëndësishëm, meqenëse shënon “fillimin e diçkaje shumë më të madhe”.

"Numri i përgjithshëm i regjistrave që duhet të jenë të certifikuar në këtë proces, do të jetë me mijëra. Pra, ky është një projekt i madh. Ne tani i kemi marrë të gjitha masat për këtë. Së shpejti, në Nish të Serbisë, ne do të fillojmë procesin e kopjimit me kujdes të të gjitha këtyre të dhënave nën mbikëqyrjen e EULEX-it ", citon komunikata e misionit evropian deklaratën e Sparksit.

EULEX-i certifikon kopjet e regjistrave të gjendjes civile, si pjesë e marrëveshjes së 2 korrikut, 2011, në kuadër të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Regjistrat origjinalë të gjendjes civile aktualisht ndodhen në Serbi.
XS
SM
MD
LG