Ndërlidhjet

Pianisti turk akuzohet për fyerje të Islamit


Pianisti Fazil Saj
Pianisti Fazil Saj
Një gjykatë në Turqi ka akuzuar pianistin e shquar dhe kompozitorin, Fazil Saj, se ka fyer “vlerat islamike” me komentet që ka bërë në Twitter. Gjykimi i tij do të nisë në tetor.

Saj, 42 vjeç, i mohon akuzat “për nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë”.

Në një intervistë gjatë muajit prill, ai ka thënë se ndjehet tërësisht i izoluar nga shoqëria turke, pasi ka deklaruar se është ateist.

Saj, gjatë karrierës së tij, ka fituar disa çmime dhe, në vitin 2008, është emëruar ambasador i kulturës nga Bashkimi Evropian.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me 18 muaj burgim.

Turqia zyrtarisht është një shtet laik, por partia në pushtet e kryeministrit Rexhepi Taip Erdogan ka rrënjë të thella islamike.
XS
SM
MD
LG