Ndërlidhjet

AAK përgëzon KFOR-in për operacionin


Rudarë, 1 qershor 2012.

Rudarë, 1 qershor 2012.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka përcjellë indinjatën e thellë për "plagosjen e paqeruajtësve të KFOR-it nga pjesëtarët e forcave të organizuara kriminale të serbëve në veri".

"AAK, duke e dënuar sulmin e serbëve, ushtarëve të plagosur iu dëshiron shërim sa më të shpejtë dhe i përgëzon forcat paqeruajtëse ndërkombëtare për aksionin e vendosur të ditës së sotme, me shpresë se kjo do të jetë goditja vendimtare ndaj anarkisë dhe krimit të organizuar në veri të vendit", thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Ajo po ashtu ka ftuar institucionet e Republikës së Kosovës "që të jenë po aq të vendosura sa edhe forcat paqeruajtëse ndërkombëtare, për shtrirjen e rendit, kushtetutshmërisë dhe të shtetit edhe në veri të vendit".

Gjatë aksionit për largimin e barrikadës në fshatin Rudarë të Zveçanit, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka hasur në rezistencën e banorëve lokalë.

Gjatë përleshjeve janë plagosur dy ushtarë të KFOR-it dhe të tre serbë lokalë.
XS
SM
MD
LG