Ndërlidhjet

Forumi i OKB-së miraton rezolutë për Sirinë


Komisionarja për të drejta të njeriut e OKB-së, Navi Pillaj.

Komisionarja për të drejta të njeriut e OKB-së, Navi Pillaj.

Këshilli për të Drejta të Njeriut i OKB-së ka dënuar Sirinë për masakrën e javës së kaluar në Houla dhe ka bërë thirrje për hetime të Kombeve të Bashkuara, për të identifikuar dhe ndjekur penalisht autorët.

Në një sesion urgjent në Gjenevë, forumi 47-anëtarësh ka votuar me shumicë dërrmuese në favor të rezolutës. Kina, Rusia dhe Kuba kanë votuar kundër.

Votimi vjen pasi komisionarja për të drejta të njeriut e OKB-së, Navi Pillaj, ka bërë thirrje për “hetime të shpejta, të pavarura dhe të paanshme ndërkombëtare” të masakrës në Houla, si dhe të të gjitha abuzimeve të tjera në Siri.

Forcat e regjimit në Houla kanë vrarë 108 persona më 25 maj, shumica nga ta gra dhe fëmijë.
XS
SM
MD
LG