Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëria dënon dhunën ndaj KFOR-it


Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dënuar ashpër "dhunën e përsëritur të strukturave paralele dhe bandave kriminale serbe kundër trupave paqëruajtës të KFOR-it në fshatin Rudarë".

"MPJ mbështet vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ushtrimin e sovranitetit të saj, vendosjen e rendit e ligjit për të siguruar lirinë e lëvizjes në të gjithë territorin, në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in", thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Po sipas saj, nxjerrja para drejtësisë e autorëve të dhunës, si dhe çmontimi i strukturave paralele e kriminale serbe të sigurisë, janë imperative për të vendosur rendin dhe ligjin edhe në këtë pjesë të vendit.

Gjatë aksionit të KFOR-it për heqjen e barrikadës në Rudarë të Zveçanit, janë plagosur dy ushtarë paqeruajtës dhe tre serbë lokalë.
XS
SM
MD
LG