Ndërlidhjet

logo-print

Vjedhja e arit në Pejë, arrestohen 4 policë


Ilustrim

Ilustrim

Inspektorari Policor i Kosovës ka arrestuar katër zyrtarë policorë në Pejës, pas hetimeve të kryera në lidhje me vjedhjen e një sasie të madhe të arit nga dhoma e dëshmive në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, njofton përmes një deklarate për media ky Inspektorat.

"Pas nderrmarrjes së veprimeve hetimore dhe në bashkëpunim me Prokurorin e lëndes dhe me autorizimin e tij ndaj katër zyrtarëve policorë, në mesin e tyre një major, dy togerë dhe një zyrtar policor, nën dyshimin se kanë kryer vepër penale “Pervetësim gjatë ushtrimit te detyrës zyrtare” nga neni 340 i Kodit Penal te Kosovës, të njëjtit janë arrestuar dhe iu është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë", thuhet në njoftim.

Inspektorati Policor i Kosovës bën të ditur se do të vazhdojë hetimet në ndriçimin e plotë të këtij rasti dhe do të intervistojë të gjithë personat të cilët janë të ndërlidhur me këtë rast.
XS
SM
MD
LG