Ndërlidhjet

NATO liron katër femrat e rrëmbyera


Trupat e NATO-s në Afganistan
Trupat e NATO-s në Afganistan
Zyrtarët thonë se forcat speciale të misionit të NATO-s kanë liruar katër femra, punonjëse humanitare që mbaheshin nga militantët në një shpellë në veri të Afganistanit.

ISAF-i tha se pengjet, dy mjeke perëndimore dhe dy kolege të tyre afgane, u shpëtuan të shtunën në një sulm para-agimit. Ato janë mbajtur për 11 ditë me radhë në shpellë.

Ato janë rrëmbyer më 22 maj në krahinën Badaksan.

Që të katrat punonin për MedAir, një organizatë humanitare joqeveritare me seli në Zvicër.

Gjenerali amerikan, Xhon Allen, komandant i lartë i forcave amerikane dhe NATO-s në Afganistan, tha se forcat e koalicionit e kryen misionin e shpëtimit me mbështetjen e Ministrisë së Brendshme afgane.

Zyrtarët afganë tha se pesë militantë u vranë gjatë operacionit.

Të rrëmbyerat duket se janë në gjendje të mirë shëndetësore
XS
SM
MD
LG