Ndërlidhjet

Fëmijët në Kosovë detyrohen të kërkojnë lëmoshë


Lypësit nëpër Kosovë
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:37 0:00

Lypësit nëpër Kosovë

Dukuria e lypësisë nga fëmijët po bëhet çdo ditë e më shqetësuese në Kosovë. Sipas Fondacionit “Terre des hommes” në Kosovë, vlerësohet se 120 fëmijë punojnë në rrugë dhe shfrytëzohen për aktivitete ilegale, kryesisht për lypësi.

Mosha e fëmijëve lypës kryesisht sillet nga 8 në 13 vjeç. Shumë nga ta, përfundojnë si të shfrytëzuar, por edhe të trafikuar.

Shefi i këtij misioni në Kosovë, Artur Marku, thotë për Radion Evropa e Lirë, tregon se në vitin 2000 në Kosovë ka pasur fëmijë, të cilët vinin nga Shqipëria dhe shfrytëzoheshin si lypsa në rrugët e Kosovës, por më pas kjo dukuri, siç thotë ai, ndryshoi dhe filluan të shfaqen në rrugët e Kosovës gjithashtu edhe fëmijë nga komunitet rome dhe ashkali, por edhe shqiptarët e Kosovës.

“Ka qenë një periudhë në mes viteve 2008 - 2010 kur ka qenë një numër më i madh sesa ky që është tani, 120, por ky numër tani ka filluar të reduktohet si pasojë e ndërhyrjes së autoriteteve të Kosovës në bashkëpunim me ne. Por, gjithsesi mbetet një numër shqetësues dhe një problematikë shqetësuese, e cila krijon një imazh të keq në raport me situatën në Kosovë”, bën të ditur Marku.

Në anën tjetër, Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, së bashku me Policinë e Kosovës, vazhdimisht bëjnë përpjekje për t’i larguar fëmijët që punojnë në rrugë, përfshirë këtu edhe ata që kërkojnë lëmoshë, por beteja e tyre në këtë drejtim është mjaft e vështirë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Behxhet Gaxhiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i fëmijëve që kryejnë punë të ndryshme, e që janë në kundërshtim me Ligjin dhe Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, është mjaft i madh.
Kudo në rrugë mund të shohësh fëmijë që punojnë punë të ndryshme, shesin cigare dhe gjëra tjera të imta, kërkojnë lëmoshë.

“Kudo në rrugë mund të shohësh fëmijë që punojnë punë të ndryshme, shesin cigare dhe gjëra tjera të imta, kërkojnë lëmoshë. Në çdo cep të Kosovës këtë mund ta gjesh dhe është shqetësuese. Këto punë i ndalon edhe Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve”, thotë Gaxhiqi.

E gjithë kjo situatë krijon që këta fëmijë të jenë të ekspozuar karshi elementeve të ndryshme të shfrytëzimit dhe trafikimit.

Drejtori i Fondacionit “Terre des hommes” në Kosovë, Artur Marku, thotë se këta fëmijë, që kërkojnë lëmoshë në rrugët e Kosovës, nuk po e jetojnë fëmijërinë e tyre, nuk janë të integruar në shkollë. Në bazë të hulumtimeve, ka raste të fëmijëve, të cilët para disa viteve kanë qenë të shfrytëzuar në rrugë dhe ndërkohë duke u rritur në moshë, kanë filluar të shfrytëzojnë fëmijë të tjerë.

Po ashtu, këta fëmijë, të cilët kërkojnë lëmoshë, shpesh bien në konflikt me Ligjin për kryerje të krimeve të vogla, thekson Marku.

Por, se cilat janë arsyet që shtyjnë këta fëmijë të kërkojnë lëmoshë, Artur Marku jep më shumë hollësi:
Një nga arsyet kryesore është situata e vështirë ekonomike dhe sociale e familjeve.

“Një nga arsyet kryesore është situata e vështirë ekonomike dhe sociale e familjeve. Duhet të kemi parasysh që një pjesë e këtyre fëmijëve detyrohen të dalin në rrugë nëpërmjet prindërve të tyre. Po ashtu, nuk përjashtohen mundësitë që mbrapa këtyre fëmijëve qëndrojnë tutorë, të cilët përpiqen t’i shfrytëzojnë dhe më pas brenda kësaj kemi elemente trafikimi”.

Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Behxhet Gaxhiqi, pohon se këto punë që po i kryejnë fëmijët janë shumë të rrezikshme. Sipas Gaxhiqit, këta fëmijë nuk i vijojnë mësimet, por thotë që janë duke punuar në atë drejtim që t’i ndihmojnë këta fëmijë.

“Kemi vënë edhe kontakte me të gjitha komunat e Kosovës, kemi hartuar planet e veprimit, me të cilat Instituti i Politikave Sociale është marrë me koordinimin e këtyre e aktiviteteve në mënyrë që të bëhet trajnimi i stafit dhe të veprohet në mënyrë që të merren drejtpërsëdrejti me fëmijët që bredhin rrugëve, por që edhe kryejnë punë në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare”, sqaron Gaxhiqi.

Ndryshe, edhe mekanizmat ndërkombëtarë në raportet e tyre ku flasin për dukurinë e kërkim-lëmoshës nga fëmijët, konsiderojnë se në Kosovë kjo është një dukuri mjaft shqetësuese.
XS
SM
MD
LG