Ndërlidhjet

NYT: Obama zgjeron sulmet kibernetike ndaj Iranit


Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama thuhet se ka zgjeruar sulmet kibernetike ndaj programit bërthamor të Iranit edhe pas shpëtimit aksidental të virusit Stuxnet në vitin 2010.

The New York Times raportoi të premten se operacioni, i koduar me emrin “Lojrat Olimpike” kishte filluar nën presidentin Xhorxh W. Bush.

Operacioni, që synon parandalimin e Teheranit nga zhvillimi i armëve bërthamore, ka shkaktuar konfuzion të gjerë në centralin bërthamor të Narantzit në Iran.

Gazeta tha se zyrtarët e lartë të administratës e kanë shqyrtuar pezullimin, pasi që virusi Stuxnet – i zhvilluar së bashku me Izraelin – u 'arratis' nga kompjuterët në Natanz dhe u shfaq në sistemet kompjuterike në disa vende.

Obama përfundimisht urdhëroi vazhdimin e sulmit dhe një javë më vonë, version i ri i Stuxnet përkohësisht rrëzoi një mijë nga pesë mijë centrifugat bërthamore të Iranit.

Artikulli vjen disa ditë pas ekspertët e kanë zbuluar virusin e njohur si “Flame”, që thuhet se është disa herë më i sofistikuar se Stuxnet.
XS
SM
MD
LG