Ndërlidhjet

SHBA e "hapur për bashkëpunim ushtarak me Birmaninë"


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta tha se Uashingtoni do të jetë i hapur për të vendosur lidhjet me ushtrinë e Birmanisë, nëse vendi vazhdon reformat demokratike.

Pasi Birmania zbatoi reformat politike dhe e liroi ikonën e demokracisë Aung San Su Ki, sanksionet ndërkombëtare ndaj qeverisë së këtij vendi janë zbutur.

Megjithatë, Su Ki, gjatë një vizite në Bangkok, kërkoi "skepticizëm të shëndoshë" mbi reformat në Birmani, duke shtuar se vetëm sundimi i ligjit mund t'i konsolidojë reformat e fundit politike.

Paneta, duke folur në samitin e sigurisë së Azisë në Singapor, tha se Shtetet e Bashkuara "inkurajojnë reformat" në Birmani.

Muajin e kaluar, presidenti Barak Obama lehtësoi një ndalim të investimeve dhe e emëroi ambasadorin e parë amerikan në Birmani pas 22 vjetësh.

Aktivistët për të drejtat e njeriut, megjithatë, kanë kritikuar këtë veprim, duke thënë se qindra të burgosur politikë janë ende duke u mbajtur atje.
XS
SM
MD
LG