Ndërlidhjet

Siria dominon takimin Holland-Putin


Siri...
Siri...
Presidenti rus Vlladimir Putin u takua në Paris me homologun e tij francez, Fransua Holland, derisa në një konferencë për media të dy udhëheqësit thanë se edhe pse bien dakord mbi nevojën për t'i dhënë fund luftimeve në Siri, nuk pajtohen mbi mënyrën se si të arrihet kjo.

Holland tha se çdo zgjidhje për krizën Siriane fillon me largimin e presidentit sirian Bashar al-Asad nga detyra.

Por, Putin kujtoi se forcat që kundërshtojnë regjimin e Asadit janë njësoj përgjegjëse për vrasjet në Siri.

Takimi i parë i dy udhëheqësve erdhi vetëm një javë pas masakrës në qytetin sirian të Houlas ku u vranë 108 njerëz, gati gjysma e tyre fëmijë.

Vrasjet në Houla kanë zgjeruar ndasitë diplomatike midis vendeve që dënojnë qeverinë e Sirisë për aksionin e saj shpesh vdekjeprurës ndaj opozitë, aksion që nisi në mars të 2011-ës dhe vendeve si Kina dhe Rusia që kundërshtojnë ndërhyrjen nga jashtë në punët e brendshme të Sirisë.
XS
SM
MD
LG