Ndërlidhjet

logo-print

"Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë krijon tensione"


Fotografi nga varrimi masiv i viktimave të masakrës së Srebrenicës, Bosnje, 2011

Fotografi nga varrimi masiv i viktimave të masakrës së Srebrenicës, Bosnje, 2011

Kreu mysliman i presidencës tre-palëshe të Bosnjes ka kritikuar presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliqin për deklaratën se masakra e Srebrenicës nuk është gjenocid.

Edhe Trubunali për Krime Lufte për ish Jugosllavinë në Hagë, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e kanë quajtur masakrën e Serebrenicës si gjenocid.

Por, në një intervistë për televizionin shtetëror të Malit të Zi, Nikolliq tha se “në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid, por krime të rënda të luftës”.

Bakir Izetbegoviq, ka thënë se deklaratat e tilla janë ofenduese për të mbijetuarit.

“Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë… nuk do të shtrojë rrugën për bashkëpunim dhe ripajtim rajonal, por përkundrazi, mund të shkaktojë keqkuptime të mëdha dhe tensione”, ka thënë Izetbegoviq.

Forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga ish-komandanti Ratko Mlladiq, kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë në Serbrenicë në vitin 1995.

Masakra konsiderohet si gjenocidi më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Mlladiq po përballet me drejtësinë në Gjykatën e Hagës.
XS
SM
MD
LG