Ndërlidhjet

Mubarak nga spitali dërgohet në burg


Fotografi e marrë nga pamjet e televizionit shtetëror të Egjiptit, që shfaqin ish presidentin Hosni Mubarak duke dëgjuar verdiktin në Kajro, 02 qershor, 2012
Fotografi e marrë nga pamjet e televizionit shtetëror të Egjiptit, që shfaqin ish presidentin Hosni Mubarak duke dëgjuar verdiktin në Kajro, 02 qershor, 2012
Ekipi mbrojtës i ish presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, ka thënë se do të apelojë dënimin me burgim të përjetshëm, që iu shqiptua sot ish kreut egjiptian.

Nën akuzat për vrasjen e protestuesve Mubarak si dhe ish ministri i brendshëm i Egjiptit Habib al-Adli u dënuan me burgim të përjetshëm.

Gjyqtari, Ahmed Refat, ndërkaq, tha se rasti për korrupsion kundër dy djemve të Mubarakut, Ala dhe Gamal, është rrëzuar, derisa gjashtë ish-shefat e policisë u liruan.

Pas vendimit që është dhënë direkt në televizion, ka shpërthyer kaosi dhe përleshjet brenda sallës së gjyqit.

Mubarak, që është mbajtur nën mbikëyrjen e policisë në një spital, është dërguar në një burg jashtë Kajros.

Kanalet televizive arabe raportojnë se Mubarak është dërguar me helikopter nga gjykata në burgun Tora.

Mubarak është udhëheqësi i parë arab që të gjykohet nga populli i tij në një gjykatë.
XS
SM
MD
LG