Ndërlidhjet

Rëndësia e odave ekonomike në Kosovë


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina
Në Kosovë janë themeluar shumë subjekte ekonomike që thuhet se janë në shërbim të ekonomisë së vendit. Përfaqësues të këtyre organizatave theksojnë se vazhdimisht kontribuojnë në zhvillimin ekonomik përmes ndërmarrjeve private, por edhe me promovimin e resurseve kosovare në vende të ndryshme të botës.

Por, ekspertë për çështje ekonomike theksojnë se këto oda mbështesin vetëm bizneset që financojnë ato.

Oda Ekonomike e Kosovës është organizata e parë ekonomike në Kosovë e themeluar në vitin 1962 nga Kuvendi i Kosovës.

Berat Rukiqi, sekretar i përgjithshëm në këtë institucion, thotë se Oda Ekonomike e Kosovës, kontribuon në përfaqësimin e interesave të komunitetit të biznesit, është zëri i tyre në institucionet vendore, por edhe në raportet ndërkombëtare. Oda Ekonomike e Kosovës gjithashtu bën përpjekje për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me vendet të ndryshme të Evropës.

“Sa i përket promovimit të vlerave, interesave, resurseve të vendit ajo është një rol, duke pasur parasysh se viteve të fundit kemi pasur mbi 30 delegacione biznesore në Kosovë dhe mbi 50 vizita jashtë vendit, kryesisht me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit dhe promovimit të vlerave të Kosovës”, thotë Rukiqi.

Edhe misioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, është përmirësimi i ambientit biznesor, si dhe krijimi ose mundësimi i kontakteve mes bizneseve vendore dhe atyre amerikane, thotë Arian Zeka, ushtrues i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në OEAK.
Ekzistojmë që të përfaqësojmë përhapjen e praktikave amerikane të të bërit biznes në Kosovë...

Ekzistojmë që të përfaqësojmë përhapjen e praktikave amerikane të të bërit biznes në Kosovë, përmirësimin e marrëdhënieve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njoftimi i bizneseve kosovare për mundësitë e eksportimit të produkteve të tyre në Amerikë, e kështu me radhë”, sqaron Zeka.

Në Kosovë funksionin edhe Oda Tregtare Turke. Ezgan Muzbeg, udhëheqës i Odës Tregtare Turke, thotë se përmes kanaleve të ndryshme informojnë biznesmenët turq për zhvillimet ekonomike dhe mjedisin e investimeve në Kosovë.

Muzbeg tregon se për cilët sektorë janë të interesuar investitorët turq:

“Për sektorin e energjetikës janë interesuar edhe kompanitë turke për investim, për ndërtimin e aeroportit, për ndërtimin e autostradës gjithashtu ka pasur interesime të mëdha. Besoj se këtu edhe ne e kemi një kontribut”.

Ndërkaq, së fundmi është themeluar edhe Oda Ekonomike Gjermano- Kosovare (KDËV). Bekim Xhafa, anëtar i bordit të kësaj ode, thotë se përfaqësojnë interesat ekonomike të bizneseve gjermano-kosovare në të dyja shtetet.

Por, për shkak të kohës së shkurtër të themelimit, thotë ai, ende nuk kanë filluar komunikimin me investitorët potencialë nga Gjermania.

Pra, KDËV është adresa e parë për ekonominë gjermane dhe partnerët e saj në Kosovë dhe shërben si urë lidhëse në mes të kompanive të të dyja vendeve”.

“Qëllimi ynë është që të krijojmë mundësi të reja biznesi ndaj klientëve gjermanë, kosovarë dhe gjithë klientëve tjerë ndërkombëtarë, duke iu ofruar një gamë të gjerë shërbimesh dhe duke i përmbushur nevojat e tyre”
, thekson Xhafa.

Në këtë kontest, roli i odave është i segmentuar dhe nuk ka fuqi, që të ndihmojë drejtpërdrejt të gjitha bizneset, por kryesisht mbështet bizneset që financojnë ato.

Në anën tjetër, Ismail Kastrati, ekspertë për çështje ekonomike, thekson se këto oda mbështesin vetëm bizneset që financojnë ato.

“Në këtë kontest, roli i odave është i segmentuar dhe nuk ka fuqi, që të ndihmojë drejtpërdrejt të gjitha bizneset, por kryesisht mbështet bizneset që financojnë ato. Ky segmentim i odave, normalisht se ka dobësuar fuqinë kohezive të odave dhe efektet e tyre nuk janë ato të mundshme dhe ato të pritshmet”, vlerëson Kastrati.

Ndërkaq, sa i përket lobimit për tërheqjen e investitorëve të huaj, nga shoqatat joqeveritare ekonomike, Kastrati vlerëson se situata e përgjithshme ekonomike dhe politike në vend, nuk ka favorizuar odat që të japin kontributin e tyre në këtë drejtim.
XS
SM
MD
LG