Ndërlidhjet

Jubileu i Diamanttë - 60 vjet në fron të mbretëreshës Elizabeta II

  • RFE /RL



Një nga pikat kryesore të katër ditëve të festimeve për 60-vjetorin në fron të Mbretëreshës Elizabeta II, u mbajt të dielën, kur rreth një mijë varka duke lundruar nëpër Londër, në lumin Thames, janë përcjellë nga një milion vetë përreth lumit.

Për mbretëreshën 86-vjeçare ishte rezervuar një anije mbretërore e stolisur me lule.

Festimet e jubileut të diamanttë të mbretëreshës filluan që të shtunën me mbretëreshën, që ndoqi një garë kuajsh në Derby Epsom.

Festimet zhvillohen, derisa një sondazh tregoi se 80 për qind e britanikëve mbështesin monarkinë.

Mbretëresha trashëgoi fronin më 6 shkurt të vitit 1952, pas vdekjes së të atit, Mbretit Xhorxhi VI dhe u kurorëzua po atë vit më 2 qershor. (a.i)
XS
SM
MD
LG