Ndërlidhjet

Vëllazëria Myslimane kritikon vendimin gjyqësor


Egjipt
Egjipt
Vëllazëria e fuqishme Myslimane e Egjiptit ka dënuar vendimin e gjykatës për lirimin e gjashtë ish-shefave të sigurisë, që akuzoheshin për bashkëpunim në vrasjen e protestuesve në revoltën kundër regjimit të Hosni Mubarakut një vit më parë.

"Ky vendim ngre pyetjen: Kush i vrau martirët(protestuesit) në qoftë se krerët e policisë janë gjetur të pafajshëm?," tha grupi përmes një deklarate.

Ndryshe, ish presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak u dënua me burgim të përjetshëm nën akuzat për vrasjen e protestuesve.

Me burgim të përjetshëm u dënua edhe ish ministri i brendshëm i Egjiptit Habib al-Adli.
XS
SM
MD
LG