Ndërlidhjet

Luftime në Liban, 7 të vrarë


Postbllok i ushtrisë libaneze në qytetin port të Tripolit, maj, 2012
Postbllok i ushtrisë libaneze në qytetin port të Tripolit, maj, 2012
Policia libaneze tha se shtatë persona janë vrarë gjatë luftimeve në qytetin port të Tripolit në mes të mbështetëve dhe kundërshtarëve të presidentit sirian Bashar al-Asadi.

Rreth 30 persona tjerë janë plagosur.

Palët raportohet se kanë shtënë me armë automatike dhe me granata dore ndaj njëra-tjetrës derisa armata e Libanit ka shkuar në zonë me automjete të blinduara.

Banorët thonë se në mesin e viktimave ka pasur edhe civilë, derisa raportohet për një ushtar libanez në mesin e të plagosurve.

Qyteti port Tripolit, që gjendet në Liban mban emrin e njëjtë me kryeqytetin e Libisë.
XS
SM
MD
LG