Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq kërkon reciprocitet në veri


Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia duhet të përgjigjet ashpër ndaj, siç ka thënë, sulmeve ndaj serbëve në veri të Kosovës.

Komentet e tij vijnë një ditë pas përpjekjes së KFOR-it që të heqë barrikadën në Rudarë të Zveçanit, gjatë të cilit operacion u plagosën dy ushtarë të KFOR-it dhe tre serbë.

“Duhet të reagojmë në mënyrë reciproke. Këto janë marrëdhëniet në komunitetin ndërkombëtar. Se çfarë është reciprociteti, le ta marrin parasysh ata që flasin për këtë. Nëse dikush mendon se dikush mund të sulmojë serbët në veriun e Kosovës pa u ndëshkuar, atëherë qeveria e Serbisë nuk ka politikë shtetërore”, tha Daçiq para gazetarëve në Banjallukë, pas takimit me presidentin e Republikës Serbe të Bosnjes, Millorad Dodik.

Serbët në pjesën veriore të Kosovës që nga korriku i vitit të kaluar kanë vendosur barrikada për të penguar qarkullimin e lirë nga pjesa jugore e banuar me shumicë shqiptarë në atë veriore me shumicë serbe.

Forcat e KFOR-it kanë ndërmarrë disa herë aksione për të hequr barrikadat, të cilat pamundësojnë edhe qarkullimin e tyre.
XS
SM
MD
LG