Ndërlidhjet

logo-print

Merkel kërkon të ndjeket hapi irlandez


Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Një ditë pasi që votuesit irlandezë mbështetën paktin fiskal të Bashkimit Evropian, kancelarja gjermane Angela Merkel iu bëri thirrje kundërshtarëve të saj politikë që të bëjnë të njëjtën gjë në Gjermani dhe të ratifikojnë masat.

“Për ne pakti fiskal dhe fondi i solidaritetit ESM, paraqesin dy anë të së njëjtës monedhë. Andaj, mendoj se do të jetë sinjal shumë i rëndësishëm nëse e menaxhojmë këtë, sepse gjendja në eurozonë aktualisht është shumë e brishtë”, tha Merkel.

Merkelit i duhen dy të tretat e dhomës së ulët të parlamentit gjerman, Bundestagut, për të miratuar paktin fiskal.

Kjo nënkupton se ajo duhet ta bindë Partinë Social-Demokrate që ta pranojë planin.
XS
SM
MD
LG