Ndërlidhjet

El Baradei kritikon vendimin për Mubarakun


Muhamead El-Baradei
Muhamead El-Baradei
Dsidenti egjiptian dhe laureati i çmimit Nobel, Muhamed El Baradei kritikoi detajet e vendimit kundër presidentit të rrëzuar Hosni Mubarak dhe ish zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, duke thënë se kjo ishte një mënyrë për ta “dështuar revolucionin.”

"Regjimi i vjetër e vë veten në gjyq. Përpjekjet e vazhdueshme që ta dështojnë revolucionin”, ka shkruar ndër të tjera, El Baradei në Twitter, duke iu referuar lirimit të gjashtë ish zyrtarëve të regjimit.

Ish presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak u dënua të shtunën me burgim të përjetshëm nën akuzat për vrasjen e protestuesve.

Me burgim të përjetshëm u dënua edhe ish ministri i brendshëm i Egjiptit Habib al-Adli.
XS
SM
MD
LG