Ndërlidhjet

Trajkoviq: KFOR-i veproi për arsye praktike


Deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq

Deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq tha se ajo nuk mendon se aksioni i së premtes i KFOR-it kishte për qëllim shfrytëzimin e vakuumit ligjor dhe mungesën e institucioneve në Beograd.

Ajo tha se KFOR-i e bëri këtë për arsye praktike, që të krijojë liri të lëvizjes për vete.

Trajkoviq për televizionin B92, ka thënë se zyrtarë të lartë të NATO-s e kanë vizituar kohët e fundit Kosovën dhe se ndoshta kanë arritur marrëveshje për heqjen e barrikadave.

Ajo ka thënë se “të gjithë, duke përfshirë edhe qeverinë e re në Beograd duhet të jenë të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës" si dhe ka thënë se pret që të ndërtohet një strategji për "mbijetesën e serbëve në Kosovë".

Trajkoviq tha se nuk pret mesazhe "të përziera" nga Beogradi, por një konsensus mes kryeministrit dhe presidentit të ri.
XS
SM
MD
LG