Ndërlidhjet

Obama kërkon veprime nga Kongresi për të ndihmuar ekonominë


Presidenti amerikan Barak Obama
Presidenti amerikan Barak Obama
Presidenti i SHBA-së Barak Obama kërkon nga Kongresi të veprojë në lidhje me ligjet, për të cilat, ai thotë se do të përshpejtojnë rritjen ekonomike.

Ai thotë se vendi ka përgjegjësi që janë “më të mëdha sesa procesi zgjedhor.”

Në fjalimin e përjavshëm të tij në radio dhe internet, Obama tha se Kongresi mund të kalojë legjislacionin i cili do të ndihmonte shtetet për të parandaluar shkurtimet e vendeve të punës, dhe do t’iu ndihmonte pronarëve të ndërmarrjeve të vogla që të punësojnë punëtorë.

Komentet tij vijnë pas raportit të fundit mbi punësimin, që tregon se vetëm 69 mijë vende të reja pune janë shtuar në muajin maj.

Papunësia ndërkaq është rritur në 8.2 për qind.
XS
SM
MD
LG