Ndërlidhjet

Toronto: Të shtëna në qendër tregtare, një i vdekur


Ilustrim

Ilustrim

Një sulmues i aramtosur ka shtënë mbi njerëz në një zonë restorantesh në një qendër tregtare në Toronto të Kanadasë, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Të shtënat kanë ndodhur në Qendrën Eaton, një nga qendrat më të frekuentura të Torontos.

Autoritetet thonë se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, njëri nga ta një djalosh 13 vjeçar, por, ata shtojnë se lëndimet kanë ndodhur, kur njerëzit kanë shkelur mbi njëri tjetrin në përpjekje për të ikur nga ndërtesa.

Sulmuesi nuk është zënë.
XS
SM
MD
LG