Ndërlidhjet

Dyshimet e Perëndimit ndaj Iranit "bazohen në gënjeshtra"


Lideri suprem i Iranit Ajatollah Ali Homnei
Lideri suprem i Iranit Ajatollah Ali Homnei
Lideri suprem i Iranit Ajatollah Ali Homnei tha se çfarëdo sulmi i Izraelit ndaj Iranit, do t’i kthehet prapa shtetit hebre “si një rrufe”.

Homnei gjithashtu tha se dyshimet e komunitetit ndërkombëtar se Irani po ndërton armë bërthamore bazohen në “gënjeshtra”.

Ai tha se Perëndimi kërkon që të “shmangë mendjet dhe opinionin publik nga ngjarjet (ekonomke) që po ndodhin në SHBA dhe në Evropë.”

Homnei i bëri këto komente në një fjalim në shënimin e vdekjes së paraardhësit të tij dhe themeluesit të republikës islamike, Ajatollah Ruhollah Homnei.
XS
SM
MD
LG