Ndërlidhjet

Nikolliq premton zbulimin e marrëveshjeve me Prishtinën


Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq

Qytetarët e Serbisë së shpejti do ta marrin vesh saktë se për çfarë është marrë vesh shteti me Prishtinën ka thënë presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Ai ka thënë se në Këshillin për Siguri Kombëtare janë dakord se çfarë duhet bërë në Kosovë pa marrë parasysh, siç ka thënë, spekulimeve se përse kanë ndodhur incidentet e fundit.

“Ne jemi marrë vesh, se sapo të dijmë se për çfarë është marrë vesh Serbia dhe për çka ka të drejtë, edhe për çka mendon se ka të drejtë, të hënën, të martën, do ketë një qëndrim të qartë të tërë Këshillit për Siguri Kombëtare në lidhje me marrëveshjet”, ka thënë Nikolliq, duke shtuar se qytetarët duhet të dinë se çka i pret, dhe pas çfarë vendimesh qëndron shteti i tyre.

Kosova dhe Serbia nën lehtësimin e BE-së kanë nisur në muajin mars të vitit të kaluar negociatat për çështje praktike. Në nëntë raunde bisedimesh janë arritur shtatë marrëveshje, por zbatimi i tyre ka ngecur.
XS
SM
MD
LG