Ndërlidhjet

Serbi: Tre të vrarë nga shpërthimi në një klub nate


Ilustrim

Ilustrim

Policia në Serbi tha se tre persona janë vrarë dhe tetë janë plagosur nga shpërthimi i një granate drore në një klub nate.

Shpërthimi ka ndodhur në Idvor, në veri të Beogradit në orët e hershme të mëngjesit të së dielës.

Një person ka aktivizuar një granatë dore në hyrje të klubit. Rreth 150 persona gjendeshin brenda në kohën e shpërthimit.

Televizioni shtetëror serb tha se personi ishte i zemëruar, pasi që atij dhe tre shokëve të tij, iu ishte refuzuar hyjra në klub nga ana e personelit të sigurisë së klubit.

Ai dhe njëri nga shokët e tij është vrarë nga shpërthimi.
XS
SM
MD
LG