Ndërlidhjet

Apelohen verdiktet e Mubarakut


Hosni Mubarak
Hosni Mubarak
Prokurori shtetëror i Egjiptit do të apelojë vendimin e gjykatës që dënoi ish presidentin egjiptian Hosni Mubarakun dhe ministrin e tij të Brendshëm me burg të përjetshëm, por liroi djemtë e tij dhe komandantët e policisë, ka thënë zyra e prokurorit.

“Prokurori i Shtetit ka urdhëruar fillimin e procedurave të apelit”, citojnë agjencitë e lajmeve, një burim nga zyra e tij, derisa verdiktet e së shtunës kanë nxitur protesta në disa qytete anembanë Egjiptit.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse do të apelohen të gjitha vendimet, apo vetëm ato për shpalljen e ish zyrtarëve si të pafajshëm.
XS
SM
MD
LG