Ndërlidhjet

Gratë turke në mbrojtje të abortit


Stambolli

Stambolli

Qindra protestues kanë dalë në rrugët e Stambollit për të shfaqur kundërshtimin ndaj planit të qeverisë për të ulur kohën e lejuar për abort.

Gratë bartnin pano si “trupi im, zgjedhja ime” dhe brohorisnin sllogane kundër qeverisë në qarkun Kadikoj të Stambollit, ku ishin mbledhur po ashtu edhe meshkuj.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan e ka krahasuar abortin me “vrasje”.

Raportet e mediave thonë se qeveria e tij po punon në hartimin e legjislacionit që ndalon abortet katër javë pas ngjizjes.

Aktualisht, në Turqi, lejohet aborti deri ne dhjetë javë pas ngjizjes.
XS
SM
MD
LG