Ndërlidhjet

logo-print

Bogdanoviq: Zyra në veri rrit tensionet


Goran Bogdanoviq

Goran Bogdanoviq

Ministri për Kosovën në qeverinë e deritashme të Serbisë Goran Bogdanoviq ka thënë se hapja e Zyrës Administrative në veri është "një provokim nga ana e Prishtinës dhe asaj pjese të bashkësisë ndërkombëtare që e mbështet qeverinë kosovare në përpjekjet për integrimin e veriut" në shtetin kosovar.

“Hapja e asaj zyreje vetëm sa do të rrisë edhe më shumë tensionet. Nuk zgjidhen në këtë mënyrë problemet në veri të Kosovës dhe në Mitrovicë. Ne kemi qeverisjen lokale, e cila është në shërbim të qytetarëve dhe e vetmja administratë, ku serbët jetësojnë të drejtat e tyre”, ka thënë ai për agjencitë serbe të lajmeve.

Qeveria e Kosovës ka miratuar ditë më parë vendimin për themelimin e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, e cila është thënë se do të ofrojë të gjitha shërbimet për qytetarët e kësaj pjese të Republikës së Kosovës dhe do të koordinojë angazhimet dhe investimet qeveritare në këtë pjesë të vendit.
XS
SM
MD
LG