Ndërlidhjet

logo-print

Bin Laden "shpenzoi tërë pasurinë për xhihadin"


Osama bin Laden dhe Ajman al-Zavahri, foto nga arkivi

Osama bin Laden dhe Ajman al-Zavahri, foto nga arkivi

Osama bin Ladeni e ka shpenzuar tërë “pasurinë e tij personale në xhihad, e ka konsideruar mishin dhe energjinë eletkrike si luks, dhe ka kursyer para për të ndihmuar sulmet” terroriste.

Këto bëhen të ditura nga kujtimet e publikuara në internet nga pasardhësi i tij, lideri i Al Kaidës, Ajman al-Zavahri.

“Sheiku i pasur Osama... i ka shpenzuar të gjitha paratë e tij në xhihad”, ka thënë Zavahri, i cili u vu në krye të al Kaidës, pas vrasjes së Bin Ladenit nga forcat amerikane në muajin maj të 2011-ës.

“Ai shpenzonte veçanërisht në financimin e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA dhe në sulmet kundër ambasadave amerikane në Najrobi dhe Dar es Salam" në vitin 1998,” ka thënë Zavahri.

Pasuria e Bin Ladenit, i cili vinte nga një familje e pasur saudite, është vlerësuar mes 30 milionë dhe 300 milionë dollarësh, por disa thonë se ajo ka shkuar deri në një miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG