Ndërlidhjet

logo-print

Rrëzohet aeroplani në Nigeri, dyshohet për 150 të vdekur


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët e Nigerisë thanë se më shumë se 150 pasagjerë mund të kenë vdekur pasi që aeroplani i tyre është rrëzuar në një zonë të populluar në Lagos të këtij shteti.

Raportohet se aeroplani, që po fluturonte nga kryeqyteti Abuxha për në Lagos kishte 153 njerëz në bord dhe po fluturonte ulët, para se të rrëzohej në pjesën qendrore të qytetit, ku edhe banon shumica e popullatës.

Kompania ajrorle nigeriane Dana konfirmoi rrëzimin e aeroplanit, por nuk dha detaje tjera.
XS
SM
MD
LG