Ndërlidhjet

Takimi Berisha-Rama, pa marrëveshje


Sali Berisha dhe Edi Rama
Sali Berisha dhe Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, njëherësh drejtues i Partisë Demokratike, dhe udhëheqësi i opozitës socialiste, Edi Rama, janë takuar mbrëmjen e së dielës në përpjekje për të zgjedhur presidentin konsensual.

Mediat në Tiranë raportojnë se palët nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje, pasi Berisha ka këmbëngulur në kandidatin e PD-së dhe të aleatëve, Xhezair Zaganjori, ndërsa Rama e ka kundërshtuar atë.

Megjithatë, të dy zyrtarët kanë deklaruar se do të vazhdojnë bisedimet.

Raundi i parë për zgjedhjen e Zaganjorit në postin e kryetarit të shtetit, ka dështuar javën e kaluar.

Rrethi i dytë i votimeve pritet të mbahet sot.
XS
SM
MD
LG