Ndërlidhjet

SHBA kërkon lirimin e “protestuesve të Tiananmenit”


Uashington
Uashington
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës të lirojë të gjithë personat e burgosur 23 vjet më parë, në protestat e Sheshit Tiananmen.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, tha se Pekini duhet të sigurojë njohje publike për të gjithë të vrarët, të burgosurit apo të zhdukurit.

Më 3 dhe 4 qershor të vitit 1989, ushtarët kinezë kanë sulmuar qindra civilë në “protestat e demokracisë”.

Pekini konsideron se incidenti ishte “rebelim kundër-revolucionar”.

Sipas Agjencisë France Press, rreth 20 aktivistë të të drejtave të njeriut janë rrahur nga policia në provincën Fuxhian, teksa shënonin përvjetorin e përleshjeve të Tiananmenit. Autoritetet policore i kanë mohuar akuzat.
XS
SM
MD
LG