Ndërlidhjet

Asnjë i mbijetuar në aksidentin e Nigerisë


Ilustrim

Ilustrim

Autoriteti i Aviacionit Civil të Nigerisë ka bërë të ditur se nuk ka asnjë të mbijetuar në bordin e aeroplanit që është rrëzuar në qytetin Lagos.

Shkaku i aksidentit të së dielës mbetet ende i panjohur. Sipas disa raporteve, avioni Dana Air, i cili udhëtonte nga kryeqyteti Abuja për në Lagor, me rreth 150 perona në bord, ka fluturuar ulët para se të përplasej në lagjen e populluar Iju.

Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave ka shfaqur drojën se mund të ketë viktima të tjera në tokë.

Presidenti i Nigerisë, Gudllak Xhonatan, ka shpallur tre ditë zie.
XS
SM
MD
LG