Ndërlidhjet

Shafik “sulmon” rivalin islamist


Muhamed Morsi dhe Ahmed Shafik
Muhamed Morsi dhe Ahmed Shafik
Kandidati presidencial i Egjiptit, Ahmed Shafik, ka sulmuar rivalin islamist, duke thënë se fitorja e tij do ta çonte vendin në “kohë të errëta”.

Në një konferencë për media, kryeministri i regjimit të kaluar ka thënë se Vëllazëria Myslimane “synon të krijojë një shtet sektar”.

Shafik do të përballet me kandidatin e Vëllazërisë Myslimane, Muhamed Mursi, në raundin e dytë të zgjedhjeve, më 16 dhe 17 qershor.

Këto janë zgjedhjet e para presidenciale që nga rrëzimi i sunduesit veteran, Hosni Mubarak, në kryengritjen popullore të vitit të kaluar.

Mubarak është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi është shpallur fajtor për pjesëmarrjen në vrasjen e protestuesve antiqeveritarë.
XS
SM
MD
LG