Ndërlidhjet

logo-print

Galluçi: KFOR-i sulmoi paqen dhe sigurinë


Zveçan, 1 qershor 2012.

Zveçan, 1 qershor 2012.

Ish-administratori rajonal i UNMIK-ut në Mitrovicë, Xherard Galluçi, ka thënë se aksioni i KFOR-it në Rudarë të Zveçanit paraqet sulm ndaj paqes dhe sigurisë, çfarë “është edhe në kundërshtim me rolin e forcës paqeruajtëse”.

“Barrikadat nuk lëndojnë askënd, ndërsa banorëve lokalë u japin ndjenjën e sigurisë në mesin e provokimeve të vazhdueshme të Qeverisë në Prishtinë”, ka thënë Galluçi, raportojnë mediat serbe.

Të premten e kaluar, misioni paqeruajtës i NATO-s ka ndërmarrë aksion për heqjen e barrikadës në fshatin Rudarë, ku edhe ka hasur në rezistencën e serbëve lokalë.

Gjatë përleshjeve janë lënduar dy ushtarë të KFOR-it dhe të paktën tre serbë.

Galluçi ka thënë se përgjegjës për konfliktin dhe të plagosurit është KFOR-i.

Në vitin 2008, kur ishte administrator rajonal në Mitrovicë, Galluçi pat kritikuar edhe intervenimin e UNMIK-ut dhe të KFOR-it për të liruar objektin e gjykatës së uzurpuar nga serbët në veri.

Qëndrimi i tij kishte shkaktuar pakënaqësi te liderët kosovarë.
XS
SM
MD
LG