Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 4 qershorin në vite...


Anxhelina Zholi
Anxhelina Zholi

1975 - U lind aktorja dhe regjisorja amerikane, Anxhelina Zholi, në Los Anxhelos, Kaliforni.

1859 - Ushtria franceze, e udhëhequr nga Napoleoni i III-të, merr Mangentan nga ushtria austriake.

1911 - Zbulohet ari në Alaskë.

1912 - Masaçusets bë shteti i parë për të miratuar një ligj të pagave minimale.

1942 - Beteja e Miduej filloi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1944 - Ushtria amerikane nisi çlirimin e Romës, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1954 - Zyrtarë francezë dhe vietnamezë nënshkruan traktate në Paris, pas pavarësisë të Vietnamit.

1989 - Trupat e ushtrisë kineze sulmuan sheshin Tiananmen në Pekin, për të shtypur një lëvizje pro-demokracisë; mijëra njerëz u vranë.

1998 - Një gjyqtar federal dënoi Terri Nikolls me burgim të përjetshëm, për rolin e tij në bombardimin e qytetit të Oklahomës.

2009 - Presidenti Barak Obama iu drejtua myslimanëve të botës në një fjalim në Kajro, duke thënë se Amerika ka një shkak të përbashkët me Islamin dhe nuk do të jetë në luftë me fenë.(g.k.)
XS
SM
MD
LG