Ndërlidhjet

NI: Presidenti i ri, problemet e vjetra


Tomisllav Nikolliq

Tomisllav Nikolliq

“National Interest”

Shkruan:
Morton Abramowitz, ish-emisar amerikan për Ballkanin.


Nacionalisti Tomisllav Nikolliq është bërë presidenti i ri i Serbisë. Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara kanë shpresuar për zgjedhjen e një lideri, i cili do të ecë përpara në çështjen e Kosovës, veçanërisht në dritën e anëtarësimit të mundshëm të Serbisë në BE.

Nëse një politikan i tillë mund të gjendet në Serbi, është çështje e diskutueshme. Por, Nikolliqi nuk është sigurisht pika e çajit të Perëndimit.

Mbështetja e fuqishme e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nuk ka mundur të shpëtojë ish-presidentin Boris Tadiq, pasi ai ka menaxhuar dobët me ekonominë dhe partia e tij është cilësuar si e korruptuar.

Në vend të kësaj, politika grindavece në Serbi ka prodhuar një rezultat zgjedhor, të paparaparë dhe të padëshiruar nga shefja për politikë të jashtme e BE-së, zonja Eshton.

Ajo ka bërë gjithçka për rizgjedhjen e Tadiqit, duke nxitur amerikanët që të detyrojnë Qeverinë e Kosovës të pranojë marrëveshjen me Serbinë për problemin kufitar - çfarë i ka lejuar Tadiqit të fillojë negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Por, votuesit e pakënaqur serbë kanë pasur ide të tjera dhe kanë zgjedhur liderin e Partisë Progresive, Tomisllav Nikolliq.

Perëndimi ka zhvlerësuar Nikolliqin për shkak të bashkëpunimit të tij të ngushtë me të akuzuarin e Tribunalit të Hagës për krime lufte, Vojisllav Sheshel, si dhe për mbështetjen e sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën, pavarësisht se është ndarë nga Shesheli, ka themeluar partinë e tij dhe ka mbështetur fuqishëm synimet e Serbisë drejt BE-së.

Pozicioni i tij ndaj Kosovës nuk dallon nga ai i Tadiqit. Bashkimi Evropian mund të merret me të dy ata, pasi humbja në zgjedhje nuk i ka dhënë fund edhe karrierës politike të Tadiqit. Ky i fundit mund të jetë kryeministër dhe mund të ketë më shumë fuqi se Nikolliqi, nëse partia e presidentit nuk përfshihet në koalicionin qeveritar.

Por, anëtarësimi në BE nuk do të jetë shqetësimi kryesor i Serbisë. Detyra e vështirë për parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm ekonomik duhet të jetë fokus i çdo qeverie. Debakli grek dhe rënia e përgjithshme e Eurozonës janë duke shkaktuar kërdi. Përkeqësimi i ekonomisë është arsyeja kryesore përse Nikolliq ka bërë vizitën e parë në Moskë, ndonëse e ka bërë të qartë përkushtimin e tij për marrëdhënie me BE-në. Një ftesë për të vizituar Uashington, mund të ndihmojë po ashtu zbutjen e gjërave.


Tensione në rritje në Ballkan

Sado qoftë i madh përkushtimi i Serbisë për të rikthyer ekonominë, ajo duhet të merret me problemin e Kosovës. Fillimisht, është problem shumë i mprehtë e ardhmja e serbëve në veri të Kosovës. Para se Serbia të pranohet në BE, duhet të ketë një zgjidhje nga ana e saj për statusin e Kosovës.

Bashkimi Evropian ka një problem strukturor – pesë qeveri nuk e njohin Kosovën – duke e bërë të vështirë për Brukselin që të veprojë më fuqishëm. Është e mundshme të ndryshojë, por liderët politikë të Serbisë mund të besojnë se BE-ja do të veprojë siç ka vepruar me Qipron e ndarë dhe të lërë Serbinë në BE me “statusin e pazgjidhur të pavarësisë së Kosovës”.

BE-ja shpreson se ndihmat e mëdha financiare dhe premtimet për anëtarësim do të bëjnë që në Serbi të ndryshojë klima politike dhe liderët të tolerojnë në njëfarë mënyre pavarësinë e Kosovës. Por, është e sigurt se asnjë lider politik i Serbisë nuk do të pranojë këtë realitet pa të paktën një formë të ndarjes së veriut të Kosovës.

Nuk është çudi që Nikolliqi vazhdon të thotë se nuk do të njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Por, ai po ashtu ka ofruar mundësinë që populli serb të dalë në referendum për anëtarësimin në BE dhe lidhjen e tyre me Kosovën, e cila mund të dalë më realiste dhe më ndryshe se e udhëheqjes politike të Serbisë. Kjo është shpresa e Brukselit në eksportimin e çështjes për të ardhmen.

Ndërkohë, nxitësja e shpeshtë e ndryshimeve në Ballkan – dhuna – nuk mund të përjashtohet. Problemi më urgjent është në veriun e Kosovës, ku mundësia e armiqësive të vërteta mbetet.

Vështirësitë në Kosovë burojnë nga realitetet themelore demografike: popullsia prej rreth 30,000 serbësh nuk e do asnjë lidhje me Prishtinën, e cila këmbëngul në zgjerimin e shkallës së kontrollit.

Nuk ka asnjë shkop magjik dhe ndarja e Kosovës – gjithashtu opsioni më i mirë për problemin e madh të pavarësisë – është e papranueshme për Perëndimin. Kështu, fokusi i ardhshëm i negociatave të udhëhequra nga Bashkimi Evropian për veriun, do të jetë nëse plani për autonomi virtuale të serbëve të veriut do të ishte i pranueshëm nga të dyja palët.

Me këto çështje themelore të pazgjidhura, Perëndimi mund të futet në një tjetër udhëtim të vështirë në Ballkan. Dhe, jostabiliteti në Maqedoni dhe përkeqësimi politik në Bosnjë nuk janë përmendur. Asgjë nuk mund të merret e sigurt me ndarjet e tilla etnike.

Me të drejtë ose gabimisht, vendimet e vështira mund të shmangen gjithmonë, ashtu siç ka bërë Perëndimi në Dejton dhe në fund të luftës në Kosovë. Evropa edhe amerikanët po vënë bast se koha dhe paratë do t’i zgjidhin vështirësitë e tanishme.(v.t.)
XS
SM
MD
LG