Ndërlidhjet

Putin në Azi


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të vizitojë Uzbekistanin, i cili është ndalesa e parë e tij në turneun në Azi.

Burimet zyrtare thonë se bisedimet ndërmjet Putinit dhe presidentit Islam Karimov pritet të përfshijnë pranimin e Uzbekistanit në zonën e tregtisë së lirë të ish-republikave sovjetike.

Nga Tashkenti, Putini do të udhëtojë drejt Kinës, ku çështja e bashkëpunimit ekonomik do të jetë në krye të agjendës.

Në Pekin, Putini pritet të takojë edhe presidentin e Iranit, Mahumd Ahmadinexhad.

Më 7 qershor, presidenti rus do të qëndrojë në Kazakistan.
XS
SM
MD
LG