Ndërlidhjet

Kuçi e Fitu vlerësojnë bashkëpunimin Kosovë-Francë


Prishtinë, 4 qershor 2012.
Prishtinë, 4 qershor 2012.
Bashkëpunimi i Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës është në nivelin më të lartë të mundshëm dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, është thënë në një takim të zhvilluar sot, në mes të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe ambasadorit francez në Kosovë, Zhan Fransua Fitu.

Në këtë takim, mësohet të jetë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, në veçanti nënshkrimin e marrëveshjeve ndërshtetërore në mes të të dyja vendeve.

Ministri Kuçi thuhet të ketë falënderuar ambasadorin Fitu për mbështetjen që Republika e Francës po e jep për Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.

Kuçi është zotuar se Qeveria e Kosovës do t’i përmbushë detyrat që dalin gjatë rrugës së integrimit.
XS
SM
MD
LG