Ndërlidhjet

Shqipëri: Dështon raundi i dytë për presidentin

  • RFE /RL

Kuveni i Shqipërisë

Kuveni i Shqipërisë

Dështon dhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Palët politike nuk kanë depozituar asnjë emër kandidatit për garën për president e për pasojë sot nuk u votua.

Sipas parashikimit kushtetues raundi quhet i përmbyllur dhe kalohet në raundin e tretë të votimit, i cili duhet të zhvillohet jo më vonë se 7 ditë prej zhvillimit të raundit pararendës.

Dështimin e raundit të dytë nuk e parandaloi dot as takimi i nivelit të lartë mes dy liderëve kryesorë politike kryeministrit Sali Berisha dhe kryetari i partisë socialiste Edi Rama.

Pas takimit të dielën në mbrëmje Rama tha se Partia Socialiste nuk ka ofruar asnjë kandidaturë pasi ende duhet të negociojë me mazhorancën modalitetet që do t’i japin vendit një kandidat të votuar nga të gjitha palët.

Kryeministri Sali Berisha tha se mazhoranca është në pritje të opozitës të bëjë hapat e duhur ne funksion të zgjidhjes.

Ai tha se pozita në këtë proces ka bërë lëshimet e duhura duke ofruar një kandidaturë aspak politike, që vjen nga fusha e drejtësisë e diplomacisë me shanse të mira për të qenë një kandidaturë konsensuale.

Ndërkohë sot lidhur me çështjen e presidentit është zhvilluar një takim mes kryetarit të Partisë Socialiste Edi Ramës dhe ambasadorit të SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu.(m.z.)
XS
SM
MD
LG