Ndërlidhjet

Putin i "shqetësuar" për krizën evropiane


Presidenti rus Vlladimir Putin

Presidenti rus Vlladimir Putin

Presidenti rus Vlladimir Putin tha se është i shqetësuar se thellimi i krizës financiare evropiane do të ndikojë negativisht në ekonominë ruse dhe do të dëmtojë tregtinë mes Rusisë e Evropës.

Putin i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me gazetarë me udhëheqësit e Bashkimit Evropian në kuadër të samitit që po e mbajnë në qytetin rus të Shën Petersburgut.

Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso i hodhi poshtë vërejtjet e Putinit, duke thënë se ndikimi i krizës në ekonominë ruse është ekzagjeruar shumë.

Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompei ofroi garanci se BE do të kapërcejë krizën, duke thënë se pret që eurozona të bie dakord mbi një plan për thellimin e ekonomisë dhe unionin monetar.

Samiti u zhvillua në kohën kur rubla ruse ra nën nivelin më të ulët në tre vjet, pjesërisht për shkak të rënies së çmimeve të naftës si dhe humbjes së vlerës së euros kundrejt dollarit amerikan.
XS
SM
MD
LG