Ndërlidhjet

BE,Rusi: Plani i Ananit shmang luftën civile


Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompei

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompei

Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompei tha se Moska dhe Bashkimi Evropian janë “plotësisht dakord” se plani i paqes i ndërmjetësuar nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe, Kofi Anan i jep mundësinë më "të mirë" shmangies së luftës civile në Siri.

Duke folur të hënën në samitin e BE-së dhe të udhëheqësve rusë në qytetin rus të Shën Petërsburgut, Rompei tha se është thelbësore që BE dhe Moska punojnë së bashku për të zgjidhur krizën siriane.

Perëndimi e ka kritikuar qëndrimin e Rusisë mbi Sirinë pasi Moska refuzoi të mbështesë masat e ashpra kundër qeverisë siriane në përgjigje të masakrës së muajit të kaluar ku u vranë më shumë se 100 njerëz në Houla.

OKB-ja dhe shtetet perëndimore kanë akuzuar forcat pro-qeveritare për vrasjen. Moska është një aleat i vjetër dhe furnizues me armë i regjimit sirian.
XS
SM
MD
LG