Ndërlidhjet

logo-print

BE i tërheq vërejtjen Nikolliqit


Zëdhënësja e Komisionit Evropian Pia Ahrenkilde

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Pia Ahrenkilde

Bashkimi Evropian ua ka tërhequr vërejtjen autoriteteve të sapozgjedhura të Serbisë se nuk do të tolerojë përpjekjet për ta mohuar gjenocidin ndaj myslimanëve në Srebrenicë.

“Bashkimi Evropian kundërshton fuqishëm çdo përpjekje për të rishkruar historinë”, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Pia Ahrenkilde, transmeton DPA.

Komentet e saj vijnë pasi që presidenti i ri serb Tomisllav Nikolliq, tha se masakra e kryer në Srebrenicë nga serbët në vitin 1995 nuk ka qenë gjenocid.

Ahrenkilde ka theksuar se verdiktet e Gjykatës Ndërkombëtarë të Drejtësisë dhe të Truibunalit të Hagës e përcaktojnë maskarën e Srebrenicës si gjenocid.

“Vrasjet në Srebrenica në korrik të 1995 ishin një krim kundër tërë njerëzimit dhe nuk duhet t'i harrojmë kurrë dhe nuk duhet të lejojmë që të ndodhin kurrë më”, ka thënë ajo.
XS
SM
MD
LG