Ndërlidhjet

Ndryshe nga egjiptianët ose mesopotamanët, indusët nuk kanë ndërtuar tempuj të mëdhenj apo piramida. Autori Liviu Giosan, i Institucionit për Vrimat Pyjore Oqeanografike thotë se populli indus ishte më i interesuar në bujqësi dhe tregti.

"Ata mbillnin gjithë fushat induse. Ata kishin një rrjet jashtëzakonisht të zhvilluar të rrugëve. Ata kishin lidhje detare me Mesopotaminë. Ata ndërtuan qytete të mëdha, qytete të rregullta, në një rrjet. Ata kishin ujësjellës që kurrë më nuk është hasur deri në ardhjen e romakëve”, tha Giosan.

Mbetjet arkeologjike të popullit indus, i njohur edhe si harapans u zbuluan në vitet e “20 të shekullit të kaluar.

Studimet që prej atëherë kanë përshkruar një kulturë urbane me ndërtime të sofistikuara, sisteme të kanalizimeve, arte dhe artizanate, si dhe me një shkrim që ende nuk është deshifruar.

Në punimet e tyre, të sapobotuara në Akademinë Kombëtare të Shkencave, Giosan dhe kolegët e tij kanë përdorur imazhe satelitore dhe të dhëna topografike për të ndërtuar një model të peizazhit në të cilin indusët u zhvilluan 5200 vjet më parë, ndërtuan qytetet e tyre, dhe pastaj shënuan rënie të ngadaltë para 3900 deri 3000 vjet më parë.

"Ne shkuam dhe gërmuam llogore, apo morëm mostrat e sedimenteve, apo bëmë shpime për të mbledhur këto, për ta kuptuar se kur janë formur ata. A formoheshin nga lumi? A u formuan nga era, dhe kur u formuan? Ne kemi përdorur teknikat e artit për të kuptuar se kur u sollën ato sedimente”, shpjegon Giosan.

Hartat digjitale nga imazhet satelitore dhe të dhënat e sedimenteve të marra së bashku tregojnë se si bujqësia dhe vendbanimet ndryshuan me ndryshimet klimatike.

Ndër karakteristikat më të goditura, të përshkruara nga autorët për herë të parë, është një breg kodrine, 10 deri në 20 metra e lartë, 100 kilometra e gjerë që vazhdonte pothuajse një mijë kilometra përgjatë lumit Indus.

Është parë si një shenjë e stabilitetit të relievit,” thotë Giosan.

Sipas hulumtimit, shirat e njohur si monsun bën të mundur rritjen e vendbanimeve, sikurse edhe të blegtorisë dhe përparimit të tregtisë. Por, kur shirat filluan të bien më pak, indusët nuk i ujitën të mbjellat e tyre. Në vend të kësaj, ata emigruan drejt lindjes, u vendosën në komunitetet të vogla dhe u mbështetën në shiun që të ushqejë bujqësinë si dhe në burimet gjithnjë e më të pakësuara.

Ata jetuan edhe për një mijë vjet të tjera, por në fund, u zhdukën”, tha Giosan.

Lumi Indus sot është burimi më i madh i ujitjes në botë. Por, sistemi varet në klimën stabile. Giosan thotë se ndryshimet e sotme klimatike- dhe mundësia për vërshime intensive sikurse ato të vitit 2010 në Pakistan- mund të rrezikojnë miliona jetë.

Atëherë paraqitet problemi. I tërë sistemi indus, me muret dhe kanalet për ujitje, është i vjetëruar. Nuk funksionon në atë lloj klime. Është një lloj kthimi në llojet e mëhershme të klimës, kur lumi ka qenë i egër. Ne duhet të rimendojmë këtë lloj zhvillimi në rajon”, tha Gionas.

Ai vëren se njerëzit që jetojnë atje nuk mund të kalojnë kufijtë lehtë sikurse bënin indusët dikur, kur zbuteshin shirat monsun.

Giosan tha se studimi ofron një mësim nga e kaluara: se civilizimet e fuqishme të sotme- ku aktivitetet industriale e kanë shpejtuar dinamikën e ndryshimeve klimatike duhet të veprojnë për të ndaluar, ose do të përballen me pasojat.(a.i.)
XS
SM
MD
LG