Ndërlidhjet

Eshton viziton Pakistanin


Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian Kethrin Esh

Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian Kethrin Esh

Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian Kethrin Eshton po viziton Pakistanin.

Vizita ka për qëllim që të hapë një “dialog të gjerë strategjik” mbi sigurinë, zhvillimin dhe çështjet tregtare.

Sipas një deklarate të Komisionit Evropian, Eshton dhe ministrja e Jashtme e Pakistanit, Hina Rabani Khar do të nisin zyrtarisht bisedimet të martën në një përpjekje për t’i dhënë një shtytje të re raporteve në mes të Islamabadit dhe 27 shteteve të BE-së.

Zyrtarët thanë se dialogu ka për qëllim që të eksplorojë rrugët e zbatimit të një plani pesëvjeçar për të cilin është arritur marrëveshja në janar, e që do të kulmojë me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë mes palëve.

Aty përfshihen edhe masat anti-terrorizëm.
XS
SM
MD
LG