Ndërlidhjet

Rasmusen: KFOR-i u vetëmbrojt


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen ka shprehru kavdata sot në Bruksel për ushtarët e KFOR-it dhe mënyrën se si e kanë zhvilluar operacionin e heqjes së barrikadave në javën e kaluar në veri të Kosovës.

Duke folur për konfrontimin e ushtarëve të KFOR-it me radikalët serbë Rasmusen ka thënë se “trupat tona kanë vepruar në vetëmbrojtje”.

Ai ka siguruar se KFOR-i do të zbatojë mandatin për të ofruar liri të lëvizjes për të gjithë.

Të premten, dy ushtarë të KFOR-it dhe të paktën tre serbë lokalë janë plagosur gjatë aksionit të Forcës Paqeruajtëse për heqjen e barrikadave në Rudarë afër Zveçanit.

Aksioni për heqjen e barrikadave në rrugë të vendosura nga serbët e veriut është përcjellë me tensione.

Njësitë e KFOR-it kanë përdorur makinerinë e rëndë dhe ekskavatorët me qëllim të heqjes së barrikadës në Rudarë.

Por, me të nisur aksionin, strukturat paralele të pushtetit serb kishin lëshuar alarmet, me çka i sinjalizuan banorët serbë që të dalin në mbrojtje të barrikadës së ngritur.

Për heqjen e barrikadës në Rudarë, KFOR-i është detyruar të përdorë edhe gazin lotsjellës për shpërndarjen e turmës së njerëzve të revoltuar. Me rritjen e tensioneve, KFOR-i ka përfshirë në aksion edhe helikopterët.
XS
SM
MD
LG